Spitali i Pejës: 73 operacione dhe 2,760 vizita specialistike gjatë javës së kaluar

Spitali i Pejës: 73 operacione dhe 2,760 vizita specialistike gjatë javës së kaluar

Gjatë javës së kaluar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë kryer 28 lindje, nga të cilat kanë ardhur në jetë 14 djem dhe 14 vajza.

Përveç lindjeve, spitali ka ofruar një sërë shërbimesh tjera mjekësore për qytetarët e rajonit. Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë kësaj periudhe janë realizuar:


  • 2,760 vizita specialistike,
  • 238 pranime, me 212 pacientë mesatarisht të shtrirë në ditë,
  • 19,015 analiza për 1,747 pacientë,
  • 73 operacione të suksesshme,
  • 210 dializa,
  • 590 Rëntgen, 199 Eho, 119 CT dhe 61 MRI,
  • 6 ergometri dhe 32 ekokardiografi,
  • 4 kolonoskopi dhe 21 gastroskopi,
  • si dhe 277 shërbime fiziatrike.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka theksuar se angazhimi i stafit mjekësor dhe paramjekësor vazhdon të jetë në shërbim të pacientëve, me fokus në cilësinë dhe sigurinë e trajtimit shëndetësor. /Telegrafi/