Wednesday, February 25, 2026
spot_img
HomeLajmeSpiropali takohet me krerët e shtetit

Spiropali takohet me krerët e shtetit

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë Elisa Spiropali, gjatë vizitës së saj zyrtare në Kosovës, është pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti.

Ajo më herët është takuar edhe me Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Glauk Konjufca,  me Kryetaren e Kuvendit Albulena Haxhiu si dhe me presidenten Vjosa Osmani.

Spiropali do të zhvillojë gjithashtu takime me drejtuesit e partive kryesore parlamentare në Kuvendin e Kosovës, kryetarin e PDK-së Bedri Hamza, të LDK-së Lumir Abdixhiku dhe AAK-së, Ramush Haradinaj.

Takimet do të fokusohen te thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, riaktivizimi i mekanizmave institucionalë të bashkëpunimit, përgatitjet për mbledhjen e përbashkët qeveritare G2G dhe zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT