Wednesday, February 25, 2026
spot_img
HomeLajmeSpiropali: Serbia të pajtohet me realitetin e Kosovës, dialogu e vetmja rrugë

Spiropali: Serbia të pajtohet me realitetin e Kosovës, dialogu e vetmja rrugë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka thënë se e vetmja rrugë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë mbetet dialogu.

Në një konferencë për media, pas takimit me homologun e saj, Glauk Konjufcën, Spiropali tha se normalizimi i marrëdhënieve nuk mund të bëhet duke e mohuar realitetin e Kosovës, duke shtuar se me këtë realitet, Serbia duhet të pajtohet.

Sa i përket dialogut me Serbinë, qëndrimi ynë është i qartë e i palëkundur. Dialogu mbetet rruga për një zgjidhje të qëndrueshme dhe stabilitet afatgjatë në rajon. Por stabiliteti nuk ndërtohet mbi mohimin e realitetit. Realitet është se Kosovës është shtet i pavarur dhe sovran, njohja reciproke është e vetmja bazë e qëndrueshme për një marrëdhënie të shëndoshë mes dy shteteve”.

“Serbia duhet të pajtohet me këtë realitet. Kjo marrëveshje duhet t’i hap përfundimisht Kosovën rrugën për anëtarësim të plotë në Organizatën e Kombeve të bashkuara dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare. Në këtë rrugë, Shqipëria do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm Kosovën me këmbëngulje, me koordinim të plotë dhe me qartësi të plotë”, tha ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT