Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali në takimin me presidenten, Vjosa Osmani, e ka rikonfimuar mbështetjen e shtetit shqiptar për integrimin euroatlanik të Kosovës.
Ajo tha se pas vendimit për heqjen e masave kufizuese, është momenti që BE të vendosë pa vonesë dhënien e statusit kandidat për Kosovën.
“Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen aktive për subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe do të vijojë angazhimin diplomatik për anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare dhe avancimin drejt BE-së e NATO-s”, tha ministrja Spiropali, njofton Klankosova.tv.


