Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, së bashku me Presidentin e Republikës, zhvilluan një takim në Nju Jork me Emisarin Special të Presidentit amerikan Donald Trump për Misionet e Posaçme, Richard Grenell.
Takimi u mbajt në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Gjatë takimit u diskutua mbi mënyrat për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me fokus të veçantë bashkëpunimin ekonomik.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ministrja Spiropali theksoi se fuqizimi i marrëdhënieve me SHBA-në mbetet një prioritet i palëkundur i qeverisë shqiptare dhe një objektiv strategjik i politikës së jashtme të vendit.
“Aleanca me Shtetet e Bashkuara është e palëkundur. Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj thellimit të bashkëpunimit ekonomik me SHBA-në”, shkroi Spiropali.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!