Një zjarr ka shpërthyer në Tregun e Gjelbër në Prishtinë.
Si pasojë, gjashtë lokale kanë pësuar dëme, njofton Klankosova.tv.
Për t’i shuar flakët dhe për ta evituar përhapjen e tyre, ishte e nevojshme ndërhyrja e profesionistëve
Sipas komandantit të Brigadës së Zjarrëfikësve, Malë Gashi, informacionin për këtë incident, e kanë marrë rreth orës 05:45 të mëngjesit, dhe ekipet menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Nga ana tjetër, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, deklaroi për Klankosova.tv, se pos dëmeve materiale, nuk raportohet për viktima apo të lënduar.
Për më shumë, ndiqeni kronikën e përgaditur nga gazetarja Arife Haliti.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>