“Spekulime” për ndërhyrje në zgjedhjet lokale, thotë Shala (VIDEO

“Spekulime” për ndërhyrje në zgjedhjet lokale, thotë Shala (VIDEO

Teksa po vazhdon numërimi i votave për asambletë komunale, deklaratat për ndërhyrje të mundshme në zgjedhjet e 12 tetorit në Mitrovicën e Jugut kanë marrë vëmendje të madhe.

Analisti politik Azdren Shala, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, i ka quajtur këto akuza spekulime.

“Edhe akuza e Kurtit ndaj exit poll-it për mua është spekulim, sepse nuk mund të ndikojë në rezultatin zgjedhor një komunikim i tillë, pasi ai del pas kryerjes së procesit të votimit. Është absurde. Edhe akuza që Kurti ka bërë inxhinieri të votave atje (në Mitrovicë) duhet të provohet. Nëse asnjëra nuk provohet, atëherë mbetet lojë politike e dy palëve për të arsyetuar dështimin apo suksesin e vet në Mitrovicë”,  tha Shala.

Ndiqni diskutimin e plotë, në videon vijuese:

The post “Spekulime” për ndërhyrje në zgjedhjet lokale, thotë Shala (VIDEO appeared first on Klan Kosova.