22:53 / E Mërkurë, 30 Prill 2025 / Gj. Sh
Stadiumi ”Lluis Companys” sonte ishte dëshmitar i një ndeshje spektakolare të futbollit.
Plot gjashtë gola u shënuan në ndeshjen e parë gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Interit, e cila përfundoi me barazim 3-3, shkruan IndeksOnline.
Interi e nisi fuqishëm ndeshjen, duke kaluar në epërsi vetëm pas 30 sekondave lojë, me golin e Marcus Thuram.
Denzel Dumfries dyfishoi rezultatin e zikaltërve, në minutën e 21-të.
Barcelona nuk u dorëzua dhe reagoi shpejtë, duke shënuar dy gola qysh në pjesën e parë dhe barazoi rezultatin.
Lamine Yamal në minutën e 25-të dhe Ferran Torres, në minutën e 38-të, shënuan për skuadrën katalanase. Me rezultat 2-2 u mbyll pjesa e parë.
Interi riktheu epërsinë në minutën e 64-të, ku Dumfries shënoi golin e dytë personal.
Por reagimi i Barcelonës ishte i menjëhershëm, ku pas një gjuajtje të fuqishme nga Raphinha, portieri i zikaltërve, Yan Sommer shënoi autogol.
Ndeshja e dytë gjysëmfinale zhvillohet javën e ardhshme me 6 maj në ”Guiseppe Meazza”, ku do të m♪7sohet skuadra finaliste./IndeksOnline/