Artmotion enkas për adhuruesit e sportit sonte do të jetë e mbushur me futboll.
Skema e platformën më të madhe televizive do të ofrojë një laryshi programesh.
Uluni pranë ekraneve televizive dhe mos i ndërroni kanalet sportive.
Show sportiv nis nga ora 17:00, me momentet kryesore të xhiros së 24-të të Superligës turke.
Kjo do të shfaqet në kanalin Sport 1.
Nga ora 18:00, rendi i vie Highlightsave të xhiros së 20-të të Superligës.
Nën komentimin e Arlind Sadikut, momentet kryesore vijnë në kanalin Sport 1 të Artmotion.
E kjo nuk është e tëra.
Radha është për Champions League.
Katër ndeshje të forta, për katër vende në fazën e 1/16-tës në Ligën e Kampionëve.
Spektakli i garës më të fortë në evropë për klube, nis nga ora 18:45 me përballjen Dortmund – Sporting.
Kjo ndeshje transmetohet drejtpërdrejt në Sport 1 me komentimin e Andi Shabanit.
Ora 21:00, është termini kur luhet tri ndeshje në të njëjtën kohë.
PSV-Juventus, këtë ndeshje Artmotion ua sjell në kanalin e parë sportiv me koment të Lirim Pecit.
Paris Saint Germain – Brest, vjen në kanalin e dytë të platformës kryesore televizive në trojet shqiptare, Artmotion.
Kurse derbi i mbrëmjes luhet mes Real Madrid dhe Manchester City, që transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës.
E në fund, vijnë edhe momentet kryesore të mbrëmjes së Ligës së Kampionëve, gjysmë ore para mesnatës, në kanalin e parë të Artmotion.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>

