22:53 / E Mërkurë, 30 Prill 2025 / Gj. Sh
Stadiumi ”Lluis Companys” sonte ishte dëshmitar i një ndeshje spektakolare të futbollit.
Plot gjashtë gola u shënuan në ndeshjen e parë gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Interit, e cila përfundoi me barazim 3-3, shkruan IndeksOnline.
Interi e nisi fuqishëm ndeshjen, duke kaluar në epërsi vetëm pas 30 sekondave lojë, me golin e Marcus Thuram.
Denzel Dumfries dyfishoi rezultatin e zikaltërve, në minutën e 21-të.
Pas katër minutave lojë, Barcelona arriti ta ngushtoj rezultain, me golin e Lamine Yamal.
Golin e barazimit e shënoi Ferran Torres, në minutën e 38-të.