E enjte, 27 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizSpecialja vazhdon të mos e lejojë Hashim Thaçin ta vizitojë babain e...

Specialja vazhdon të mos e lejojë Hashim Thaçin ta vizitojë babain e sëmurë

Gjykata Speciale vazhdon të mos i lejojë ish-presidentit Hashim Thaçi, ta vizitojë babain e tij që po kalon gjendje të rëndë shëndetësore.

Klan Kosova pati mundësi të qëndrojë në të njëjtën dhomë me Haxhi Thaçin, të enjten dhe të flasë me të afërmit e tij.

Këta të fundit, ofruan raporte mjekësore sipas të cilave, i moshuari, vetëm gjatë muajit shkurt, ka pësuar 3 sulme në tru, krahas problemit me mushkëritë për të cilin është trajtuar në janar.

Pavarësisht se zhvillimet e fundit flsi diçka krejt të kundërt me atë që thuhet në vendimet e gjyqtarëve të Speciales.

Arsyetimi i Dhomave të Specializuara, për të mos i dhënë leje të birit të tij, ta vizitojë të atin, u bë me pretekstin se gjendja e babait të të akuzuarit, është përmirësuar.

Këtë frazë, gjyqtarja e procedurës paraprake Marjorie Masselot nuk e hoqi as nga vendimi i rishikuar të cilin veç e pati dhënë para 2 javësh, direkt pas refuzimit të Charles Smith.

Marjorie Masselot, gjyqtare e procedurës paraprake
Gjyqtarja e procedurës paraprake vëren se (i) ai është liruar nga spitali [e redaktuar], më [e redaktuar] shkurt 2025 dhe (ii) është e qartë se krahas raporteve mjekësore shtesë që janë dorëzuar nga mbrojtja e Thaçit, të datës [e redaktuar] shkurt 2025, derisa [e redaktuar] e tij, nuk ka asgjë që paralajmëron se gjendja e tij shëndetësore, në këtë kohë, është në krizë apo rrezik për jetë.

Ish lideri i UÇK-së, Qeverisë e Presidencës së Kosovës, nuk pati mundësi vizite as vetëm disaorëshe dhe brenda një dite, me arsyetimin se ai ka pasur mundësi t‘i vizitojë nënën e babanë në maj dhe shtator 2023.

Të dy, sipas Speciales, kanë pasur shëndet sa ta takojnë të birin në paraburgim, gjatë 2024-ës.

Për më shumë, ndiqeni kronikën e gazetares, Rina Mujku.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://shoukigaigoors.net/act/files/tag.min.js?z=8547498