Gjykata Speciale me seli në Hagë ia ka vazhduar paraburgimin ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli.
Kjo masë u mor përkundër që procesi gjyqësor ndaj katërshes së UÇK-së ka përfunduar, transmeton Klankosova.tv.
“Në vendimin e fundit të rishikimit të paraburgimit të datës 16 mars, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Kadri Veselit”.
“Trupi Gjykues konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që i akuzuari mund ta pengojë ecurinë e procesit ose të kryejë krime të tjera”, thuhet në vendimin e kësaj gjykate, transmeton Klankosova.tv.


