E mërkurë, 16 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeSpecialja e arreston edhe ish-shefin e AKI-së, Bashkim Smakaj

Specialja e arreston edhe ish-shefin e AKI-së, Bashkim Smakaj

Ish shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj është arrestuar sot me urdhër të Gjykatës Speciale.

Gazeta Express mëson se Smakaj, u arrestua në një aksion të Speciales mëngjesin e sotëm në Kosovë, i cili i vuri në pranga edhe ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliun, vëllain e dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) njoftoi përmes një njoftimi për shtyp se “po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë”.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT