Atleti spanjoll Christian Roberto López Rodríguez ka thyer një tjetër rekord të Guinness-it duke vrapuar 100 metra mbrapsht me taka të larta në vetëm 16.55 sekonda.
Ai mposhti rekordin e tij të mëparshëm prej 20.05 sekondash, të vendosur në emisionin spanjoll La Noche De Los Récords.
Sipas rregullave të Guinness, këpucët e tij duhej të kishin taka me lartësi të paktën 7 centimetra dhe majë jo më të gjerë se 1.5 centimetra.
Rodríguez është një “serial” rekordesh botërore, duke mbajtur mbi 80 tituj të Guinness-it.
Mes tyre përfshihen vrapimi më i shpejtë 400 metra me klompa, 100 metra me shapka, një milje duke balancuar shkopin e bilardos mbi gisht, si dhe sfida të tjera të pazakonta.
Performanca e tij e fundit e forcon edhe më shumë reputacionin si një nga thyesit më të pazakontë të rekordeve në botë. /Telegrafi/