Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka thirrur kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, për t’u marrë në pyetje të martën, më 10 qershor, në lidhje me një kallëzim për shpifje të bërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të A2 CNN, Berisha është ftuar të paraqitet në orën 10:00 për të dhënë deklarime si person që mund të ketë dijeni për rrethanat e hetimit. Ftesa është firmosur nga prokurori Elvin Gokaj dhe kërkon paraqitjen e Berishës përpara një oficeri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Kallëzimi penal i gjyqtares Gjoka ndaj Berishës vjen pas deklaratave publike të këtij të fundit, të cilat ajo i ka konsideruar shpifëse. Kjo është një tjetër përballje ligjore për ish-kryeministrin, ndërsa ndaj tij janë në zhvillim edhe hetime të tjera nga SPAK.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!