Nga ora 15:00 sot do të luhen nëntë përballjet e xhiros së tetë në Ligën e Parë të Kosovës, ku priten duele interesante që mund të sjellin lëvizje të rëndësishme në tabelë.
Kryendeshja e javës luhet në Gjakovë, ku lideri aktual, Vëllaznimi, pret Besën. Kuqezinjtë kërkojnë rikthimin te fitorja pas barazimit me Trepçën ’89, në një ndeshje që zhvillohet në stadiumin pranë palestrës “Shani Nushi”.
Një tjetër sfidë e fortë pritet mes Feronikelit dhe Tefik Çangës, ku të dyja skuadrat synojnë pikë të vlefshme për objektivat e tyre.
Në Mitrovicë, Trepça do të përballet me Suharekën, ndërsa Liria do të ketë një mision të lehtë në letër ndaj 2 Korrikut në kryeqytet, skuadër që mbetet e vetmja pa asnjë pikë këtë edicion. Vushtrria do të kërkojë tri pikë në duel me Vjosën.
Në sfidat tjera të javës do të takohen: Trepça ’89 – KEK-u, Istogu – Rilindja, Prizreni – Dinamo dhe Ramiz Sadiku – Kika.
The post Sot zhvillohet xhiroja e tetë në Ligën e Parë të Kosovës appeared first on Klan Kosova.