Sot vranët dhe me borë

Sot vranët dhe me borë

Të premten parashikohet mot i vranët, me reshje shiu dhe bore.

Reshjet e borës do të përqendrohen kryesisht në Rrafshin e Kosovës, ku pritet të krijojnë shtresa edhe në zonat e ulëta, më së paku 5–15 cm, shkruan MeteoKosova.


Në Rrafshin e Dukagjinit do të dominojnë reshjet e shiut, megjithatë tani ka gjasa më të mëdha që edhe në këtë pjesë të përzihen ose të shndërrohen në borë.

Gjatë ditës, reshjet do të humbasin gradualisht intensitetin në mbarë vendin.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 5°C.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h. /Telegrafi/