E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeSot vazhdon numërimi i votave në Pejë, Prishtinë e LeposaviqSinjali

Sot vazhdon numërimi i votave në Pejë, Prishtinë e LeposaviqSinjali

Pas përmbylljes së numërimit të votave në 35 komuna të Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se kanë mbetur për t`u numëruar votat në tri komuna, Prishtina, Peja dhe Leposaviqi, të cilat pritet të përfundojnë sot.

Zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi, ka thënë se është përmbyllur numërimi i votave në 35 komuna të Kosovës. Mirëpo, ka njoftuar se numërimi i votave do të vazhdoj dhe sot.

“Janë numëruar 94.31% apo 2,389 nga 2,533 vendvotime. Pra, kanë mbetur edhe 144 vendvotime që i takojnë këtyre komunave tri komunave”, tha Elezi.

Ai theksoi se gjatë procesit të numërimit, i zhvilluar në 38 Qendra Komunale të Numërimit, përveç numërimit të votave për kandidatët për deputetë, është realizuar edhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike.

“Ky është një proces sigurie që çdo votë të jetë e evidentuar me saktësi”, ka thënë ai.

Elezi po ashtu tha se KQZ ka publikuar platformën elektronike ku janë shfaqur të dhënat për votat e kandidatëve për deputetë dhe të dhënat për rezultatin e subjekteve politike.

Pas numërimit të votave në komuna, fillon numërimi fillimisht i votave nga diaspora, votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://vaugroar.com/act/files/tag.min.js?z=8547498