Sot do të varroset Kaqun Lima, zjarrfikësi që humbi jetën në krye të detyrës si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në Meje të Gjakovës.
I ndjeri ishte shef i Operativës në Brigadën e Zjarrfikësve të Gjakovës.
Sipas njoftimit të familjes, Lima do të varroset në orën 17:00 në varrezat e qytetit të Gjakovës, raporton Klankosova.tv.
The post Sot varroset, Kaqun Lima – zjarrfikësi që humbi jetën në krye të detyrës appeared first on Klan Kosova.