Një person ka vdekur derisa edhe disa të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes gjashtë veturave që ndodhi dje në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, saktësisht në Komoran.
Viktima, një grua 62 vjeçare, do të varroset sot në Arbanë të Prizrenit.
Ceremonia e varrimit për Myvedete Sukën, do të mbahet me fillim nga ora 16:40.
E ndjera, la pas bashkëshortin e saj, Jakupin, djemtë Bekimin dhe Bajramin, si dhe vajzën Pajtesën.
Humbja e saj e tronditi familjen, miqtë dhe krejt rrethin shoqëror, transmeton Klankosova.tv.
The post Sot varroset gruaja që vdiq në aksidentin e djeshëm në Komoran appeared first on Klan Kosova.