Të premten dy persona, një burrë dhe një grua mbetën të vdekur si pasojë e një aksidenti në Astrazup të Malishevës.
Sipas njoftimit të familjarëve, Mizaqete Popaj nga Fortesa, dhe Masar Krasniqi nga Krusha e Madhe, do të varrosen sot në vendet e tyre të lindjes, transmeton Klankosova.tv.
Ndryshe, rastin e hidhur për Klankosova.tv e pati konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj
“Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, ku nga personeli mjekësor është konstatuar vdekja e dy personave të rritur (një femër dhe një mashkull), ndërsa dy persona të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Elezaj.
Dy të vdekurit nga aksidenti në Astrazup janë një burrë dhe një grua
The post Sot varrosen dy viktimat e aksidentit në Astrazup të Malishevës appeared first on Klan Kosova.