Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sot për herë të 43-të, për një qëllim të vetëm, arritjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Seanca vazhduese nis nga ora 11:00, derisa nuk është dhënë ndonjë sinjal pozitiv rreth daljes nga ngërçi që ka kapluar parlamentin, transmeton Klankosova.tv.
Ndryshe, të shtunën, në tentimin e 42-të për funksionalizimin e institucionit legjislativ, ky objekt u kërcënua, që sipas policisë dhe ministrit të Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, alarmi për bombë në Kuvend erdhi nga Serbia.
The post Sot, tentimi i 43-të për konstituim të Kuvendit appeared first on Klan Kosova.