E premte, 1 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeSot shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarit për krime lufte, Millosh Pleskoviq

Sot shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarit për krime lufte, Millosh Pleskoviq

Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të do të shpallet aktgjykimi ndaj Millosh Pleskoviqit, i akuzuar për krime lufte në Prizren.

Pleskoviq, i njohur me nofkën “Miki”, në bashkëkryerje akuzohet për vrasjen e dy pjesëtarëve të familjes Daçaj, dhe Fatmir Bojaxhiut, në afërsi të lagjes “Hoqa Mahalla”, në Prizren.

Ai u deklarua i pafajshëm në seancën e mbajtur në janar, lidhur me akuzat me të cilat ngarkohet.

Në këtë seancë, dëshmitarët dhanë versionet e tyre rreth ngjarjes tragjike të shtatorit.

Sipas aktakuzës, rreth datës 1 shtator 1998, në afërsi të lagjes “Hoqa Mahalla”, në Prizren, viktimat R.D., B.D., F.B së bashku me të dëmtuarit Fevzi Cana, Xhenger Cana dhe Bashkim Kastrati, kanë shkuar në malin e tyre, i cili gjendej afërsisht rreth 300 metra në afërsi të lagjes “Hoqa Mahalla”, për të marrë dru për ngrohje.

Derisa ishin duke ecur, ata hasën në një grup prej 7-8 personash, të armatosur, të nacionalitetit serb, të cilët kishin dalë nga mali dhe ishin me uniforma policore e ushtarake, me shirita në krah dhe në kokë.

Fillimisht, ata i kishin urdhëruar viktimat që të ndaleshin, pastaj i kishin fyer në gjuhën serbe.

Tutje, në aktakuzë thuhet se në mesin e tyre e kishin parë edhe të pandehurin në fjalë, Millosh Pleskoviq.

Në atë moment i pandehuri kishte shtënë me armë të tipit “kallashnikov” në drejtim të tyre dhe me të filluar të shtënat, viktima, tani i ndjeri B.D., e ka shtyrë më krah të dëmtuarin Xhenger Cana – duke e futur nën rrugë, në mënyrë që ta shpëtojë nga vrasja, pasi që ishte më i riu në grup.

Të dëmtuarit, Xhenger Cana, Fevzi Cana dhe Bashkim Kastrati kanë vrapuar në drejtim të shtëpive të tyre, kurse viktimat, tani të ndjerit B.D dhe R.D dhe F.B kanë mbetur në vendin e ngjarjes të vrarë.

Pas një jave, familjarëve iu lejua të marrim trupat e pajetë nga vendi ku ndodhi tragjedia, vetëm për t’i gjetur ata të gjymtuar: njëri pa njërën këmbë, e tjetri pa kokë.

Millosh Pleskoviq ka qenë nën masën e paraburgimit që nga 30 shtatori i 2023-tës.

Ai ishte arrestuar në fshatin Uglar, ku jetonte pasi iku nga Prizreni.

The post Sot shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarit për krime lufte, Millosh Pleskoviq appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT