Siguria ushqimore dhe një dietë e shëndetshme janë thelbësore për shëndetin dhe mirëqenien e popullsisë së një vendi, dhe ato duhet të përfshihen në të gjitha politikat, jo vetëm ato shëndetësore, por edhe në sektorët e ekonomisë, bujqësisë, turizmit dhe tregtisë.
Më 20 dhjetor 2018, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën 73/250, e cila shpalli 7 qershorin si Ditën Botërore të sigurisë ushqimore, duke filluar nga viti 2019. Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e ushqimit të sigurt dhe të nxjerrë në pah mangësitë dhe sfidat që hasen në zinxhirin ushqimor.
Siguria e ushqimit është një komponent kyç për të luftuar urinë dhe promovuar shëndetin, që janë dy nga qëllimet kryesore të Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm. Pa siguri ushqimore, as nuk mund të kemi një furnizim të mjaftueshëm me ushqim të sigurt.
Në një botë ku zinxhiri ushqimor po bëhet gjithnjë e më i ndërlikuar, çdo incident që dëmton sigurinë e ushqimit mund të ketë pasoja të rënda globale për shëndetin e njeriut, ekonominë dhe tregtinë.
Sëmundjet që lidhen me ushqimin jo të sigurt shpesh shkaktohen nga baktere, viruse, parazitë apo substanca kimike, që kalojnë në organizëm përmes ushqimit ose ujit të kontaminuar.
Sipas të dhënave, 600 milionë njerëz, ose 1 në 10 individë në botë, sëmuren nga konsumimi i ushqimit të kontaminuar, dhe çdo vit, rreth 420.000 njerëz humbin jetën për shkak të sëmundjeve të lidhura me ushqimin jo të sigurt. Fëmijët nën 5 vjeç përbëjnë 40% të ngarkesës së sëmundjeve nga ushqimi jo i sigurt, duke shkaktuar rreth 125.000 vdekje çdo vit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);