E premte, 8 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeSot seanca për marrëveshjen e fajësisë së Igor Popoviq

Sot seanca për marrëveshjen e fajësisë së Igor Popoviq

Gjykata Themelore në Prishtinë do të zhvillojë sot një seancë dëgjimore ku do të shqyrtohet marrëveshja e arritur mes Prokurorisë Speciale dhe Igor Popoviq për pranimin e fajësisë.

Popoviq, ndihmësdrejtor në të ashtuquajturën Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka pranuar fajësinë për veprën penale që i ngarkohet.

Marrëveshja e dorëzuar nga Prokuroria në gjykatë do të vlerësohet nga trupi gjykues, i cili më pas do të vendosë për miratimin ose refuzimin e saj, transmeton Klankosova.tv.

Ai u arrestua muajin e kaluar nga Policia e Kosovës pas një fjalimi të mbajtur në Hoçë të Madhe të Rahovecit, ku, sipas aktakuzës, kishte përdorur gjuhë nxitëse kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe komuniteteve të tjera etnike. 

Ngrihet aktakuzë ndaj Popoviqit që e quajti UÇK-në “terroriste”, ai e pranon fajësinë

The post Sot seanca për marrëveshjen e fajësisë së Igor Popoviq appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT