E premte, 13 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeSot seanca e radhës për rastin “Banjska”, dëgjohen dy dëshmitarë

Sot seanca e radhës për rastin “Banjska”, dëgjohen dy dëshmitarë

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të mbahet sot seanca e tretë për këtë javë lidhur me rastin “Banjska”. Gjatë seancës, pritet të dëgjohen deklaratat e dy dëshmitarëve, ku i pari do të dëshmojë në orën 11:30, ndërsa i dyti në orën 13:00.

Në seancën e djeshme, dëshmoi polici Mirsad Kryeziu, i cili përshkroi në detaje momentin e sulmit që i mori jetën rreshterit Afrim Bunjaku.

Sipas Kryeziut, intensiteti i sulmit ishte jashtëzakonisht i madh, duke u realizuar nga një strukturë ushtarake e organizuar mirë.

“Nga përvoja ime policore tashmë 25 vjet dhe nga përvoja e luftës, e njoh mirë llojin e armatimit dhe efektin e tyre. Nga viti 2002 e deri tashti, unë kam shërbyer vetëm në njësi të specializuara dhe kam kryer trajnime të shumta në lidhur me përdorimin e armëve dhe njohjen e tyre. Prandaj po them se armët kanë qenë të kalibrit të ndryshëm,” tha Kryeziu gjatë dëshmisë së tij.

Gjykimi po mbahet ndaj Blagoje Spasojeviqit, Vladimir Toliqit dhe Dushan Maksimoviqit, tre nga 45 pjesëtarët e grupit terrorist, të cilët, nën drejtimin e Milan Radojçiqit, organizuan dhe realizuan sulmin që tronditi Kosovën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT