Sot përfundon masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ndërpret përkohësisht veprimet e deputetëve dhe procesin për formimin e Qeverisë

Masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese përfundon sot.

Që nga 5 shtatori, kjo masë i ka pezulluar të gjitha veprimet dhe vendimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke përfshirë edhe procedurat për formimin e Qeverisë.

Me anë kësaj, Kushtetuesja vlerësonte se ndalimi i të gjitha vendimeve dhe veprimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit, dhe çdo procedurë e mëtejme për formimin e Qeverisë, mund të evitojë rreziqe apo dëme të pariparueshme që ndërlidhen me themelimin e institucioneve shtetërore dhe nxjerrjen e vendimeve në kundërshtim me Kushtetutën.

Tutje, kjo gjykatë vlerësonte se në kuptim të përcaktimeve të Ligjit, ekzistojnë rrethana të “interesit publik” e që përfshijnë ruajtjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Kjo ndalesë ndërmarrë pas ankesës së paraqitur nga Lista Serbe, e cila kontestoi mënyrën e zhvillimit të seancës konstituive të Kuvendit, rrjedhimisht votimin e nënkryetarit që i takonte komunitetit serb./ Klankosova.tv.

The post Sot përfundon masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese appeared first on Klan Kosova.