Sot nisin gërmimet në Kozhle të Novi Pazarit, ku dyshohet për mbetje mortore nga lufta (VIDEO)

Në një prononcim për emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, mjeku Valon Hyseni

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka përfunduar inspektimet në fshatin Kozhle, afër Novi Pazarit, ku dyshohet për praninë e mbetjeve mortore nga lufta e fundit në Kosovë.

Në një prononcim për emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, mjeku Valon Hyseni nga Komisioni tha se lokacioni ka qenë një deponi mbeturinash për më shumë se 26 vjet, por pas pastrimit të saj, është arritur në një pikë ku ekzistojnë dyshime për mbetje mortore.

Sipas tij, gërmimet do të nisin sot dhe do të vazhdojnë pa ndërprerje derisa të përfundohet e gjithë zona e dyshuar.

“Besojmë se çdo informacion që lidhet me të pagjeturit mund të çojë në gjetjen e mbetjeve mortore. Ekipet mjeko-ligjore dhe instituti do të jenë çdo ditë në terren deri të spastrohet mirë ajo zonë”,  tha Hyseni./Klankosova.tv

 

 

 

The post Sot nisin gërmimet në Kozhle të Novi Pazarit, ku dyshohet për mbetje mortore nga lufta (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.