Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëjnë të ditur se nga sot (1 tetor) qytetarët mund të vaksinohen kundër gripit sezonal.
MSH u bën thirrje qytetarëve, sidomos të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike, që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga gripi sezonal.
Vaksinimi kundër gripit bëhet çdo ditë pune në njësitë e vaksinimit, në kuadër të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare në çdo komunë. /Telegrafi/