Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të sivjetme nis sot dhe do të zgjasë deri më 12 tetor, ditën kur do të mbahen zgjedhjet, sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Shumica e partive politike e kanë paralajmëruar hapjen e fushatës në kryeqytet, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, e cila tubimin kryesor e mbajti mbrëmë, para nisjes zyrtare të fushatës.
E para që do të hapë fushatën është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nga ora 13:00, në Hotel “Venus” në Prishtinë.
Pas saj, nga ora 14:00, Nisma do ta nisë zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale 2025 në “Klan Arena”, në Prishtinë.
Ndërkohë, nga ora 18:00, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të mbajë tubimin e saj në “Pallatin e Rinisë”.
Në fund, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do ta hapë fushatën në orën 19:00, në sheshin “Skënderbeu”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!