E hënë, 21 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeSot në Kosovë u regjistrua temperatura 41°C, pritet të arrijë 42°C

Sot në Kosovë u regjistrua temperatura 41°C, pritet të arrijë 42°C

Temperaturat në Kosovë arritën nivele ekstreme sot, me 41°C të regjistruara në Han të Elezit, që mund të jetë edhe temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në vend.

Në Suharekë, temperatura maksimale ishte 40°C, ndërsa në Prishtinë dhe Prizren temperaturat u ngjitën deri në 36°C dhe 37°C, përkatësisht, transmeton klankosova.tv.

Sipas meteorologut Mendim Rugova, parashikohen edhe ditë më të nxehta, me temperatura që mund të shkojnë deri në 42°C, veçanërisht në rajonin e Hani i Elezit dhe Shkupit.

Temperaturat do të shënojnë një rënie të lehtë të mërkurën, por më pas do të rriten përsëri deri në fund të javës.

”Temperatura prej 40C e 41C u regjistruan sot në Kosovë.
Deri në 41C arriti temperatura maksimale ditën e hënë, të 21 korrikut, në stacionin e IHMK-së në Han të Elezit, që mund të jetë temperatura më e lartë e regjistruar në territorin e vendit. Në Suharekë deri në orën 16 temperatura maksimale ishte 40C. Ndërkohë që në Prishtinë temperatura maksimale arriti deri në 36C, e në aeroportin e Prishtinës 36.7C. Prizreni regjistroj temperaturë prej 37C. Në rajon, në aeroportin e Shkupit temperatura maksimale arriti në 40.6C.
Sipas parashikimeve më të fundit nga modele më të detajuara, ditën e nesërme mund të priten temperatura edhe më të larta. 40C mund të regjistrohen sërish nga Suhareka e Rahoveci, por dhe në pjesë të Anamoravës. Nga Hani i Elezit, temperaturat mund të jenë më të larta deri në 42, meqë nga Shkupi po parashihen temperatura prej 42C apo 43C. Pjesëve tjera të vendit maksimalet luhaten ndërmjet 37C e 39C.
Të mërkurën parashihet një rënie e lehtë tek temperaturat maksimale në 33C e 37C. Më pas, deri të premten temperaturat maksimale sërish shënojnë një rritje prej 38C në Prishtinë, e pjesëve tjera, lokalisht me gjasë të kalojnë sërish mbi 40C, apo edhe 41C”.

 

The post Sot në Kosovë u regjistrua temperatura 41°C, pritet të arrijë 42°C appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT