Në edicionin e sotëm të emisionit “Kosova Today” do të diskutohet përplasja mes deputetes së zgjedhur të Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu dhe kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, e cila rezultoi me ndërprerjen e seancës së 51-të me radhë.
Për këtë temë flasin: Ganimete Musliu, Blerim Canaj, Afërdita Maliqi dhe Ardian Gaxherri
A po cenohet e drejta e mbrojtjes në Hagë?
Flasin: Rafet Llapashtica, Elena Uka dhe Bardh Nëngurra
Vuçiq e burgos gruan pse e kritikoi në biseda private, djali rrëfen tmerrin – Milan Çanak
Gjermania ia miraton Turqisë blerjen e 40 aeroplanëve luftarakë, flitet me Lutfi Bilalli dhe Emanuella Durmishi
Me eskortë VIP! Profesori ‘misterioz’ që vizitoi Kosovën si lider global, është temë tjetër që trajtohet përgjatë “Kosova Today”.
Qytetet franceze me orë policore për fëmijët pas valës së dhunës që lidhet me drogën – flet Dashamir Biçaku.
The post Sot në Kosova Today: Përplasja Musliu-Dehari që dështoi seancën e 51-të appeared first on Klan Kosova.