Edicioni i sotëm i emisionit debutues në Klan Kosova, “Kosova Today”, do të trajtojë një sërë temash me interes për publikun.
Për çështjen e shkrimit të Dimal Bashës, ku OVL e UÇK-së kërkoi shkarkimin e tij, duke theksuar se kërkimfalja nuk mjafton, do të diskutohet me të ftuarit: Vullnet Krasniqi, Zejnullah Jakupi, Rafet Llapashtica dhe Bardh Nëngurra.
Pastaj do të flitet edhe për çështjen nëse sulltani i shpëtoi shqiptarët nga asimilimi serb. Për këtë temë do të flitet me të ftuarit: Avni Çakmaku, Azdren Shala, Sazan Guri dhe Basri Beka.
Gjithashtu, gazetarja nga Maqedonia e Veriut, Liridona Vejseli do të japë detaje nga rasti i ndodhur në Çair, ku një vajzë është dhunuar nga shoqet ditën që i ka vdekur babai!
Temë diskutimi do të jetë edhe çështja e turizmit në Shqipëri. Kryetari i Shoqatës së Turizmit të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj ka kërkuar nga hotelet në Shqipëri të ulin urgjentisht çmimet për shqiptarët e Kosovës, pasi, sipas matjeve, këtë vit 140 mijë kosovarë më pak vizituan bregdetit shqiptar.
Për këtë temë do të flasin Xhevdet Zekaj, Flavio Qarri dheArlind Imeri.
Ndërsa në fund, hapësirë do t’i jepet edhe skemës së punës në Evropë për 4 punë e 3 pushim. Për këtë do të flasë Ermand Mërtenika.
Ndiqeni Kosova Today me fillim nga ora 12:30.
The post Sot në “Kosova Today”: Nga kërkesa për shkarkimin e Dimal Bashës deri te turizmi në Shqipëri appeared first on Klan Kosova.