08:24 / E Diele, 27 Prill 2025 / Gj. Sh
Superliga e Kosovës vazhdon edhe sot me një ndeshje nga java e 31-të.
Në stadiumin ”18 Qershori” në Klinë, Dukagjini do të jetë nikoqire e Feronikelit ’74, më fillim nga ora 15:00, shkruan IndeksOnline.
Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi do të kërkoj tre pikë nga kjo përballje të nevojshme për luftën për mbijetesë.
Dukagjini aktualisht renditet në vendin e tetë, me 37 pikë, ndërsa Feronikeli ’74 tashmë është përshendetur nga elita e futbollit kosovar, me vetëm 15 pikë të grumbuluara./IndeksOnline/