E mërkurë, 25 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/sot-ndahen-cmimet-teki-dervishi-per-kulture-publicistike-dhe-gaz1etari-video/Sot ndahen çmimet “Teki Dervishi” për kulturë, publicistikë dhe gazetari (VIDEO) -...

https://klankosova.tv/sot-ndahen-cmimet-teki-dervishi-per-kulture-publicistike-dhe-gaz1etari-video/Sot ndahen çmimet “Teki Dervishi” për kulturë, publicistikë dhe gazetari (VIDEO) – Klan Kosova

Takimi letrar “Teki Dervishi” mbahet sot në Prishtinë, ku do të ndahen tri çmime që mbajnë emrin e shkrimtarit dhe intelektualit të njohur, Teki Dervishi.

Ceremonia do të zhvillohet në Bibliotekën e Qytetit “Hivzi Sylejmani”, duke filluar nga ora 11:00.

Këto çmime vjetore për kulturë, publicistikë dhe gazetari synojnë të nderojnë dhe të promovojnë figura të shquara në këto fusha, duke kujtuar dhe respektuar trashëgiminë e Dervishit.

Studiuesi Fehmi Çakolli, një nga organizatorët dhe pjesëmarrësit, foli në emisionin “Ora 7” për rëndësinë e këtyre çmimeve. Ai tregoi se data është zgjedhur  sepse përkon me përvjetorin e ndarjes nga jeta të Teki Dervishit.

“Këto çmime kanë karakter vjetor, pra do të ndahen çdo vit”, u shpreh Cakolli.

Ndiqni intervistën e plotë, në videon vijuese:

The post Sot ndahen tre çmimet “Teki Dervishi” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT