Sot mot me shi dhe shkarkime rrufesh

Sot mot me shi dhe shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

IHK njofton se vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 12 gradë Celsius, ndërkaq temperaturat maksimale nga 19 deri në 22 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperëndimit. /Telegrafi/