Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 11 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 25 deri në 29 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/