Sot (e shtunë) do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjete në dy autostradat “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”, për shkak të garave çiklistike të organizuara nga Federata e Çiklizmit e Kosovës.
Përmes një njoftimi, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se garat e vlefshme për Kampionatin e Kosovës do të bëjnë që përkohësisht të ndalohet qarkullimi në këto segmente të autostradave:
Më 21 qershor – nga ora 09:00-16:00 në ditën e dytë të garës do të mbyllet përkohësisht autostrada “Arbën Xhaferi” nga hyrje/dalja Bibaj – Babush – Lipjan – Prishtinë (Uglar) – Bresje – rruga nacionale N9 deri në Gjergjicë, si dhe autostrada “Ibrahim Rugova” në segmentin – Malishevë-Duhël dhe anasjelltas.
The post Sot mbyllen përkohësisht disa segmente të autostradave, “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova” appeared first on Klan Kosova.