Sot në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork do të mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit, ku do të diskutohet për gjendjen politike në Bosnje dhe Hercegovinë.
Në këtë seancë do të raportojë Përfaqësuesi i Lartë për Bosnjë dhe Hercegovinë, Christian Schmidt, i cili pritet të japë një pasqyrë mbi zhvillimet e fundit në vendin ballkanik.
Ndërkohë, Qeveria e entitetit serb të Bosnjës, Republika Serbe, ka dorëzuar një raport paralel, në të cilin pretendon se udhëheqja e RS-së “vepron me qëllim të ruajtjes së Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, të cilën Republika Serbe e respekton plotësisht, si dhe Kushtetutën e BeH, e cila është pjesë përbërëse e saj”.
Në raportin e tyre, autoritetet e këtij entiteti kritikojnë ashpër Christian Schmidt, duke e quajtur “të paligjshëm” dhe duke pretenduar se “në vend që të respektohet Marrëveshja e Paqes e Dejtonit, fryma e saj u interpretua në mënyrë arbitrare, me imponimin e vendimeve nga të huajt, veçanërisht nga Christian Schmidt”.
Ata më tej mbrojnë veprimet e ndërmarra në Kuvendin e RS-së, duke pretenduar se ishin një reagim ndaj përndjekjes politike të Milorad Dodikut, duke thënë se “procedurat dhe vendimet e miratuara në Kuvend me qëllim të kthimit të kompetencave që i takojnë Republikës Serbe sipas Kushtetutës ishin përgjigje ndaj përpjekjes së ‘paligjshme’ për dënimin me burg të kryetarit të RS Milorad Dodik dhe për rrënimin e institucioneve të Republikës Serbe”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);