E premte, 6 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeSot mbahet seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt

Në orën 13:00 të ditës së sotme do të zhvillohet seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt. Seanca do të mbahet në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Kjo gjykatë tashmë ka konfirmuar aktakuzën ndaj tre të pandehurve, të cilët akuzohen për vrasjen e Liridonës më 29 nëntor të vitit të kaluar.

Aktakuza është ngritur më 15 janar 2025 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila përveç Murselit, Plavës dhe Kokallës, ka përfshirë edhe Tom Dodajn.

Sipas Prokurorisë, Murseli, Plava dhe Kokalla kishin planifikuar paraprakisht që vrasja të kryhej nga Plava, me marrëveshjen që Murseli t’i paguante atij 30 mijë euro. Dyshohet se motivi pas kësaj vrasjeje ishin problemet martesore mes Liridonës dhe bashkëshortit të saj, Naim Murselit.

Në seancën fillestare të mbajtur më 31 janar 2025, Murseli u deklarua i pafajshëm, Plava nuk dha deklaratë rreth fajësisë, ndërsa Kokalla tha se nuk do të deklarohet pa u konsultuar me avokatin.

Ndërkohë, i akuzuari Tom Dodaj e pranoi fajësinë dhe është dënuar me 5 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT