Sot “Kosova Today”: Droni serb mbi bazën ushtarake në Dumosh

Vrasjet në Shkodër e Llapashticë, temat që mundi t’i ndiqni në “Kosova Today”

Emisioni i sotëm “Kosova Today” në Klan Kosova do të trajtojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e konstituimit të Kuvendit.

Kjo pasi u komentua shumë ky vendim, ku një pjesë e qeverisë në detyrë e konsideroi atë si “veto” të komuniteteve.

Për këtë temë do të flasin Branislav Kërstiq dhe Korab Blakaj.

Temë tjetër do të jetë edhe pretendimi për dronin serb mbi bazën ushtarake në Dumosh.

Mysafirët Murat Makolli dhe Fidair Berisha do ta trajtojnë këtë çështje.

Pos temave aktuale, në emision do të trajtohet edhe ndeshje Serbi – Shqipëri, e cila është vlerësuar si ndeshje me rrezikshmëri të lartë.

Dritan Shakohoxha, Bedri Elezi dhe Bylent Smakiqi janë të ftuarit për këtë temë.

Gjithashtu, gazetari i Klan Kosova, Besnik Tahiri, do të flasë për pjesëmarrjen e presidentes Vjosa Osmani në Samitin e Kopenhagës.

Ndërkaq, në pjesën e fundit të emisionit, Doruntina Murturi dhe Linda Pano do të flasin për një rast të ndodhur në Podujevë ku prindërit raportohet se kanë dëbuar nga shtëpia vajzën e tyre pasi kishte prishur fejesën.

Redjon Shtylla do të flasë për të rejat nga showbizi.

The post Sot “Kosova Today”: Droni serb mbi bazën ushtarake në Dumosh appeared first on Klan Kosova.