E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
HomeSportSot kompletohet edhe 16-shja e Europa League

Sot kompletohet edhe 16-shja e Europa League

Mbrëmë u kompletua 16-shja e Champions League.

Nga playoff-i kualifikimin e siguruan: Real Madrid, Bayern Munich, PSG, Borusia Dortmund, Club Brugge, PSV, Feyenoord dhe Benfica.

Këto skuadra iu bashkuan: Liverpool, Barcelona, Arsenal, Inter, Atletiko Madrid, Bayer Leverkusen, Lille dhe Aston Villa, që siguruan plasmanin direkt nga tetë vendet e para, në fazën e ligës.

Kurse, sonte do të kompletohen edhe 16 skuadra nga Europa League.

Tetë skuadra janë në pritje të sigurimit të një vendi në këtë fazë.

Katër ndeshje luhen nga ora 18:45.

Roma do të kërkojë ta rrëzojë Porton, ish-skuadrën e Jose Mourinhos.

Ndeshje e parë mes këtyre ekipeve përfundoi 1:1.

Bodo Glimt-Twente, do të jetë përballja e dytë.

Holandezët e kanë një epërsi minimale nga loja e parë, me rezultat 2:1.

Steaua Bukuresht do të përballet me Paokun grek.

Rumunët përballjen e parë e fituan me rezultat 2:1, njofton Klankosova.tv

Derisa Galatasaray do të luajnë përballë Az Alkmaarit.

Turqit janë në disavantazh prej 3 golash nga ndeshja e parë, ku holandezët fituan me rezultat 4:1.

Katër lojë të tjera luhen me fillim nga ora 21:00.

Ajax takohet me belgët e Union St Gilloise.

Përballjen e parë holandezët e fituan me rezultat 2:0.

Epërsi të thellë kanë krijuar Fenerbahçe.

Skuadra turke fitoi me rezultat 3:0, ndaj Anderlechtit, në përballjen e parë.

Një hap para, kanë bërë edhe spanjollët e Real Sociedad ndaj FC Midtjylland, me rezultat 2:1.

Derisa përballja e fundit, por jo më pak e rëndësishme zhvillohet mes Viktoria Plzenit dhe Ferencvarosit.

Hungarezët kanë një epërsi minimale prej 1:0 ndaj çekëve.

Mbetet të shihet se cilat skuadra do të ecin tutje në mesin e 16-të më të mirave.

Ndeshjet e Europa League transmetohen ekskluzivisht në platformën më të madhe televizive, Artmotion./ Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://eechicha.com/act/files/tag.min.js?z=8547498