Sot do t’i jepet lamtumira e fundit gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra me armë zjarri në sallën e gjyqit nga Elvis Shkambi, pasi dha verdiktin për një konflikt pronësie.
Në njoftimin e vdekjes së gjyqtarit thuhet se Kalaja do të përcillet për në banesën e fundit në orën 16:00, në vendlindjen e tij, Stom-Golem në Shkodër.
Po ashtu, sot më 8 tetor 2025, nga ora 9:00 deri në 11:00, në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë do të mbahen homazhet në nder të të ndjerit.
Vizitat e ngushëllimit në qytetin e Shkodrës do të bëhen në shtëpinë funerale “Bushati”, këtë të mërkurë më 8 tetor 2025, prej orës 14:00 deri në 16:00.
“Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në orën 16:00 në Stom-Golem në Shkodër”, thuhet në njoftimin e familjes.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!