E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeSot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Kosova që vdiq tragjikisht...

Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Kosova që vdiq tragjikisht në Mal të Zi

21-vjeçari Binak Kabashi ka ndërruar jetë më 31 maj, si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në Podgoricë të Malit të Zi, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur pas një debati mes tij dhe një shtetasi shqiptar 23-vjeçar me inicialet E.B.

Kabashi u plagos rëndë dhe u dërgua në Qendrën Klinike të Malit të Zi, por fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe babai i tij, Aliu, përmes një postimi në Facebook.

Familja po ashtu ka njoftuar se varrimi i të riut bëhet sot, në ora 14:00, në Kabash të Prizrenit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Kosova që vdiq tragjikisht në Mal të Zi appeared first on Sinjali.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT