E premte, 2 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeSot hapet ambasada e Kosovës në Malajzi

Sot hapet ambasada e Kosovës në Malajzi

Sot do të hapet zyrtarisht Ambasada e Republikës së Kosovës në Kuala Lumpur, Malajzi.

Kështu ka njoftuar ministrja në detyrë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila ka theksuar se hapja e ambasadës është një moment i rëndësishëm dhe një hap konkret në përpjekjet e Kosovës për të forcuar lidhjet me vendet e Azisë Juglindore dhe për të zgjeruar praninë diplomatike në këtë rajon të rëndësishëm strategjik.

Malajzia ka qenë një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës, dhe hapja e ambasadës sonë në zemër të Kuala Lumpurit është një dëshmi e përkushtimit të përbashkët dhe e punës intensive që kemi investuar me vite për të thelluar këtë miqësi të ndërtuar me respekt e mirëkuptim mes dy vendeve tona”, tha ajo.

Hapja e Ambasadës në Kuala Lumpur nuk është vetëm një zgjerim i pranisë sonë diplomatike, por edhe një shprehje konkrete e vullnetit tonë për të ndërtuar ura miqësie, bashkëpunimi dhe zhvillimi me një nga rajonet më dinamike në botë. Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Malajzisë dhe të përkushtuar për ta çuar këtë partneritet në nivele të reja,” ka thënë tutje Gërvalla.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT