E hënë, 24 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajme​Sot është ditëlindja e heroit Fahri Fazliu

​Sot është ditëlindja e heroit Fahri Fazliu

Heroi i Kosovës, Fahri Fazliu sot më 24 shkurt do t’i mbushte 62 vjet.

Fahri Fazliu i takon plejadës së luftëtarëve që luftën e bënë me pendë e pushkë.

Ai ra në luftë të pabarabartë me forcat serbe, më 2 nëntor 1989, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Aty së bashku me Afrim Zhitinë qëndruan heroikisht duke sinjalizuar se liria pa gjak nuk vjen. Ranë si trimat duke kënduar.

Duke e përkujtuar heroin e Kosovës, shokët e idealit dhe familja Fazliu, kanë shkruar se Fahriu ishte një uraganit i bashkimit të kombit, që mbi të gjitha kishte interesin e përgjithshëm, por edhe uragan që kurrë nuk u nënshtrua përpara vështirësive të kohës.

Fahri Fazliu ishte lindur më 24 shkurt 1963 në Llaushë të Podujevës./KosovaPress

The post ​Sot është ditëlindja e heroit Fahri Fazliu appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://vaugroar.com/act/files/tag.min.js?z=8547498