Sot do të bëhet varrimi i 38-vjeçares nga fshati Kabash i Hasit, e cila vdiq dje si pasojë e goditjes nga vetura, derisa ishte duke e kaluar rrugën në fshatin Gjonaj.
Për rastin në fjalë të aksidenti dje ka raportuar Klankosova.tv, i dyshuari, E.K., 28-vjeçar nga Zymi i Hasit, drejtues i automjetit të përfshirë në aksident ishte dorëzuar në stacionin policor të Prizrenit.
Familjarë të të ndjerës për Klankosova.tv kanë bërë të ditur se ajo do të varroset në varrezat e fshatin Kabash i Hasit, nga ora 16:00.
Në njoftimin e dërguar nga familja për varrimin e të ndjerës thuhet se e Merita la pas vetes, burrin dhe katër fëmijët e saj.
Vetura godet për vdekje një 40-vjeçare në fshatin Gjonaj të Prizrenit
The post Sot do të varroset 38-vjeçarja që vdiq në aksidentin e djeshëm në fshatin Gjonaj appeared first on Klan Kosova.