Sot, 28 prill, është afati i fundit për subjektet politike që të dorëzojnë raportet financiare për shpenzimet e fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt 2025.
Kështu ka njoftuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, i cili theksoi se subjektet politike janë të detyruara ligjërisht të dorëzojnë raportet për shpenzimet e fushatës.
“28 prilli është afati i fundit për dorëzimin e raporteve financiare të fushatës zgjedhore. Ky është një detyrim ligjor për të gjitha subjektet politike që kanë marrë pjesë në zgjedhje,” deklaroi Elezi.
Ai shtoi se të gjitha 28 subjektet politike që ishin të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës janë njoftuar me kohë nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike për detyrimet e tyre.
“Raportet duhet të përfshijnë periudhën nga 16 gusht 2024, dita kur janë shpallur zgjedhjet, deri më 9 shkurt 2025, kur ato janë mbajtur. Raportet financiare të fushatës, ashtu si edhe ato vjetore, do t’i nënshtrohen një procesi auditimi nga auditorë të përzgjedhur përmes një konkursi të hapur publik,” shtoi Elezi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);