Sot mbushen 27 vjet nga një ndër betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Beteja e Kaqandollit.
Kjo betejë, e cila zgjati tre ditë, u zhvillua në zonën e Llapit dhe shënoi përballjen e parë frontale të UÇK-së me forcat serbe në këtë rajon.
Beteja e Kaqandollit nuk ishte vetëm një ngjarje vendimtare për zonën e Llapit, por një simbol i guximit dhe vendosmërisë së UÇK-së në të gjithë Kosovën.
Gjatë kësaj beteje treditore nga radhët e UÇK-ës ranë shtatë dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Bekim Maliqi, Bekim Lushaku, Naim Zhegrova, Fadil Sejdiu, Habib Zeka, Islam Rekaliu dhe Selim Rekaliu.
Sot, këta emra nderohen me krenari dhe respekt, si simbole të lirisë dhe qëndresës për një Kosovë të lirë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!