E hënë, 7 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/soset-durimi-ne-vushtrri-shkrepet-arma-per-grure-video11/Soset durimi në Vushtrri, shkrepet arma për grurë (VIDEO) - Klan Kosova

https://klankosova.tv/soset-durimi-ne-vushtrri-shkrepet-arma-per-grure-video11/Soset durimi në Vushtrri, shkrepet arma për grurë (VIDEO) – Klan Kosova

Të shtënat me armë karakterizuan Vushtrrinë gjatë fundjavës.

Shkak, sipas gazetarit korrespodent Urall Boshnjaku u bë gruri, transmeton Klankosova.tv.

Për “Ora Shtatë”, Boshnjaku tha se një person fillimisht u rrah nga tre persona, ku më pas u përdor edhe arma e zjarrit.

“Duket se dikujt iu sos durimi në Vushtrri, meqë për shkak të mosmarrëveshjeve për çështje të grurit, dikush edhe ka shkrepur armën e zjarrit”.

“Fillimisht konflikti ka qenë vetëm verbal, mes një personi me një person tjetër, i cili më pas është shoqëruar nga dy të tjerë në sulm ndaj këtij personi që ka qenë viktimë e rastit, dhe përveç rrahjes që ka pësuar personi, dikush nga grupi edhe ka shtënë me armë zjarri, dhe policia ka arritur të gjejë armën e zjarrit dhe dy gëzhoja”, u shpreh Boshnjaku.

Ai shton se njëri person është arrestuar, derisa dy të dyshuarit e tjerë ende janë në arrati.

The post Soset durimi në Vushtrri, shkrepet arma për grurë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT